asd.jpg

Anija kozmike arrin në Gjithësi

Anija kozmike arrin në Gjithësi

Një anije kozmike komerciale, e angazhuar nga agjencia amerikane, NASA, ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithtësisë (ISS), me afro 4 tonelata ngarkesë.

Anëtarët e ekuipazhit në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë sot e kanë pranuar anijen furnizuese, duke e kapur me gjymtyrët robotikë.

Anija ishte lansuar më 18 të këtij muaji nga kompania komerciale, Orbital ATK, nga baza ajrore amerikane, Cape Canaveral, në Floridë.

Kjo anije është emëruar në shenjë nderimi për ish-astronautin amerikan, John Glenn, i cili ishte amerikani i parë që ka arritur në orbitë, në vitin 1962.

John Glenn, që më vonë ishte zgjdhur senator, ka vdekur në dhjetor të vitit të kaluar, në moshën 95 vjeçare.

Ky është furnizimi i shtatë i suksesshëm i kompanisë, Orbital ATK, në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë dhe atje do të qëndroj deri më muajin korrik, kur do të shkatërrohet në atmosferën e Tokës, pasi të jetë ngarkuar me mijëra kilogramë të mbeturinave./

Login to post comments
back to top

Sport

Ky është Shenjt!

26 Prill, 2017 | No comments

E gjithë bota është rikthyer te elozhet për Lionel Messin. Mjaftoi vetëm një ndeshje e vetme që të gjithë të binden. “...

Sport

Fitojnë Kukesi dhe Skenderbeu

23 Prill, 2017 | No comments

Në fillim Emini, më pas Pejiç më penallti  shënuan për Kukësin, ndërsa Karioka dhe sërish kroati, shënuan pasi Tirana ...

Sport

Shorti vendos derb madrilen, buzëqesh Juve

21 Prill, 2017 | No comments

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës vendosi përballë Realin me Atletikon e Madridit, ndërsa Juventusi do të përballet m...

Te ndryshme

FOTO të rralla përpara Luftës së Dytë Botërore, ja si dukej një nga perlat e Shqipërisë

04 Maj, 2017 | No comments

Publikohen disa foto të rralla të zonës së Thethit përpara se Shqipëria të përfshihej në Luftën e Dytë Botërore. Th...

Te ndryshme

Burri kontrollon telefonin e gruas dhe i ikën truri nga mesazhet që lexon (Foto)

26 Prill, 2017 | No comments

Privatësia është e nevojshme dhe për ta ruajtur atë, ndonjëherë është mirë që të fshihen mesazhet sepse dashje pa dash...

Te ndryshme

10 vjeçarja që “sfidon” hapur Veliaj: Do të rrëmbej karrigen, ti ke shitur fiq, unë shes bonbone (Video)

22 Prill, 2017 | No comments

Jona është një vajzë 10 vjeçare e cila u bë pjesë e emisionit “Oktapod”, duke rrëfyer historinë e saj. Ajo del shet...