Rezultati final në Francë: Macron 24.01 %, Le Pen 21.30

Rezultati final në Francë: Macron 24.01 %, Le Pen 21.30

Kandidati i Qendrës, Emmanuel Macron, ka fituar 24.01 për qind të votave në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të së dielës, kanë treguar rezultatet finale të publikuara të hënën nga Ministria e Brendshme, raporton Reuters.

Kandidatja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen ka fituar 21.30 për qind, kandidati konservator Francois Fillon 20.01 për qind dhe kandidati i së majtës ekstreme, Jean-Luc Melenchon 19.58 për qind.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve në Francë mbahet më 7 maj.

Login to post comments
back to top