Koreja e Veriut kërcënon: Do ta shkatërrojmë Amerikën pa mëshirë (Foto)

Koreja e Veriut kërcënon: Do ta shkatërrojmë Amerikën pa mëshirë (Foto)

Koreja e Veriut ka shtuar retorikën agresive ndaj SHBA-së. Pheniani ka kërcënuar SHBA-të se do “ta shkatërrojnë pa mëshirë Amerikën”, nëse ndërmerr ndonjë sulm ushtarak kundër Koresë së Veriut.

Në deklaratën kërcënuese, Koreja e Veriut zotohet se do të bëjë hi e pluhur bazat amerikane në Korenë e Jugut dhe do të shkatërrojë forcat ushtarake amerikane.

Forcat koreane bënë ndërkohë një provë force, duke kryer disa ushtrime ushtarake.

Deklaratat vijnë pas raportimeve se SHBA është gati për të sulmuar Korenë e Veriut.

Kina ka dalë kundër SHBA-së për për një ndërhyrje të mundshme ushtarake, duke thënë se sulmi do të ishte shkatërrues.

Login to post comments
back to top