Avionë mbi luftëanijen amerikane

Avionë mbi luftëanijen amerikane

Katër avionë rusë kanë kërcënuar një luftanije të marinës amerikane në Detin e Zi, duke fluturuar në një mënyrë "të pasigurt dhe joprofesionale" shumë pranë saj, sipas Pentagonit.

Një zyrtar i mbrojtjes tha për “NBC News” se njëri nga avionët luftarakë rusë iu afrua në mënyrë të frikshme anijes amerikane “USS Porter” javën e kaluar, duke fluturuar në një lartësi prej vetëm 90 metrash dhe me një shpejtësi ‘të paparë”.

Avioni ishte i armatosur, shkruan “NBC News”.

Në një incident tjetër, dy avionë të tjerë rusë iu afruan tej mase anijes por ishte e paqartë nëse ishin të armatosur.

Dy zyrtarët e mbrojtjes thanë se marina u përpoq të kontaktonte avionët rusë me radio, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Anija amerikane nuk ka bërë ndonjë veprim të paqartë, sipas zyrtarëve. 

Login to post comments
back to top