Zbardhet takimi, ja çfarë kërkon Blushi nga Donald Lu dhe Romana Vlahutin

Zbardhet takimi, ja çfarë kërkon Blushi nga Donald Lu dhe Romana Vlahutin

Në një takim që zgjati rreth 90 minuta ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin dëgjuan “hallet” e ish- socialistit Ben Blushi

Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe deputetja Mimoza Hafizi.

Në përfundim të takimit LIBRA bën me dije se u është konfirmuar ambasadorëve se kjo forcë politike do të futet në zgjedhje.

Ndërsa theksohet se duhet një President Republike jo nga shumica parlamentare.

“Siç ia ka prezantuar para disa ditësh ambasadorëve të Bashkimit Europian, z. Blushi i prezantoi ambasadorëve Lu dhe Vlahutin një paketë pikash orientuese bashkëpunimi, të cilat mund të çojnë në lehtësim të krizës politike, proces në të cilin LIBRA është e gatshme të japë kontributin e saj”, thuhet ne njoftimin e LIBRA.

Gjate takimit u diskutua rreth nevojës për një prani të lartë ndërkombëtare në monitorimin e procesit zgjedhor, për monitorimin e sjelljes së policisë së shtetit gjatë zgjedhjeve, për numërim jomilitant të votave, dekriminalizim të listave zgjedhore dhe depolitizim të trupës së arsimtarëve dhe për transparencë dhe kufi të shpenzimeve të partive politike në fushatë.

Në situatën aktuale politike, LIBRA do të kërkojë një president që nuk vjen nga shumica parlamentare si dhe mosshtyrje të datës së zgjedhjeve.

Ndërsa më herët Hafizi u shpreh se: Takimi me dy ambasadorët ishte i frytshëm. Folëm me dy ambasadorët për zgjedhjet e qershorit. U diskutua për përmirësimin e procesit zgjedhor. Duhet dialog për kapërcim të krizës dhe zhbllokim të vettingut. LIBRA është e vendosur të marrë pjesë në zgjedhje”, deklaroi Hafizi.

Login to post comments
back to top