Video e re e goditjes se gazetarit

Video e re e goditjes se gazetarit

Të tjera pamje janë bërë publike që tregojnë momentin e dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo.

Video nga kamerat e sigurisë së një biznesi janë publikuar nga “BalkanWeb”, ku duket gazetari Fundo (në rreth të kuq në video) i cili ecën qetësisht në trotuar.

Dhe nga ana tjetër e rrugës dallohen qartësisht dy agresorët me kapuça në kokë, që shfaqen në befasi. I pari me tuta të zeza me vija të kuqe dhe tjetri me një tutë jeshile, të cilët sapo dallojnë Fundon vrapojnë me shpejtësi drejt tij.

Siç shihet edhe nga video agresorët (në video njëri me shigjetë të verdhë dhe tjetri me jeshile) gjatë vrapimit e mbajnë njërën dorë brenda xhupave të tyre nga ku më pas do të nxirrnin shufra hekuri për ta masakruar në mes të rrugës Fundon brenda pak sekondave.

Policia i ka bërë thirrje qytetarëve që të ndihmojnë për të identifikuar dhunuesit e gazetarit Fundo duke premtuar edhe me 500 mijë lekë shpërblim. Gjithashtu edhe agjencia e lajmeve “Citynews.al” që drejtohet nga Fundo ka ofruar 500 mijë lekë shpërblim për identifikuesit e agresorëve të drejtorit të tyre.

Media

Login to post comments
back to top