Tragjedi në mesnatë/ Dy të vrarë dhe një i plagosur në Vlorë

Tragjedi në mesnatë/ Dy të vrarë dhe një i plagosur në Vlorë
Të tjera detaje mësohen nga masakra e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Vlorë. Pas një përplasjeje me armë në një lokal 2 persona kanë humbur jetën ndërsa 3 të tjerë janë plagosur. Gazetari i abcneës në vendin e ngjarjes raportoi se flitet që një nga të plagosurat është i seksit femër, por kjo ende nuk është konfirmuar. Nga burime policore mësohet se ngjarja ka ndodhur në parkimin e një lokali në zonën e quajtur “Ish-pusi i naftës” pranë Lungomares. Burimet thanë se konflikti i armatosur ka ndodhur pas një sherri, por motivet janë ende të paqarta.  Të paidentifikuara janë edhe viktimat. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.  
Login to post comments
back to top