Si u mbrojt KQZ për fshehjen e dokumentit të Armando Prengës

Si u mbrojt KQZ për fshehjen e dokumentit të Armando Prengës

KQZ ka hedhur poshtë akuzat e Prokurorisë se ka ndihmuar Armando Prengën të fshehë dënimin për falsifikim dokumentash nga gjykata shqiptare, një ditë para marrjes në shqyrtim të kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme, që kërkon heqjen e mandatit të deputetit Armando Prenga.

Prokuroria disa ditë më parë kërkoi heqjen e mandatit të Armando Prengës me arsyetimin se ai rezulton me precedentë penalë në Itali dhe Shqipëri. Por sipas KQZ Armando Prenga nuk e humb mandatin, sikurse Asllan Dogjani, Andrea Marto, Florion Mima dhe kryebashkiakët Artur Bardhi, Adem Lala, Ndrec Dedaj dhe Zef Hila të cilët nuk kanë shënuar asgjë në rubrikat e formularit të vetëdeklarimit, por sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore, rezulton se kanë dënime me vendim të formës së prerë, fillim të procedimit penal apo shqyrtime nga gjykatat shqiptare për vepra penale të cilat nuk përfshihen në kushtet për ndalimin e ushtrimit të profesionit.

Në listën e funksionarëve që nuk preken nga dekriminalizimi është edhe deputeti Shkëlqim Selami, për të cilin Prokuroria gjeti të tjera prova që i rrëzonin mandatin.

KQZ pas akuzave për shkelje të ligjit, si pranime deklarimesh jashtë afateve dhe mosbashkëpunim, sqaron se qëllimi i ligjit të dekriminalizimit është të sigurojë besimin e publikut dhe jo inkriminimin e pakuptimtë.

Të hënën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet për të diskutuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme të pak ditëve më parë. 

Login to post comments
back to top