Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptar, vidhnin vilat e këngëtarëve grekë (Foto)

Shkatërrohet banda e hajdutëve shqiptar, vidhnin vilat e këngëtarëve grekë (Foto)

Policia greke ka arrestuar një shqiptar 22-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh.

Sipas mediave greke, shqiptari i arrestuar në Athinë është pjesë e një organizate kriminale prej 4 personash të cilët kanë kryer vjedhje me dhune. Banda e shqiptarëve ka kryer vjedhje të shumta në apartamente luksoze duke përdorur shpesh edhe kërcënimin e armëve. 22-vjeçari shqiptar ka marrë pjesë në 36 grabitje banesash dhe automjetesh, ndërsa akuzohet se ka qëlluar me armë 3 herë policinë greke. Sipas mediave greke, 3 shqiptarët e tjerë, pjesë e bandës janë identifikuar, por dyshohet se ata janë arratisur në Shqipëri. 

Banda e 4 shqiptarëve ka kryer grabitje të shumta, vlera e të cilave tejkalon 1 milionë Euro. Gjatë operacionit për arrestimin e 22-vjecarit shqiptar janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë, 11.340 Euro, 1100 Dollarë dhe disa doza droge. Viktimë e grabitjeve të shqiptarëve kanë rënë edhe shtëpitë e personazheve të njohur në Greqi si Nikos Vertis, apo të ish-bashkëshortit të këngëtares Elena Paparizou.

Login to post comments
back to top