Nuk duhet drejtoresha e shkolles në fushatë për PS!

Nuk duhet drejtoresha e shkolles në fushatë për PS!

Edhe pse prej 49 ditësh, Partia Demokratike ndodhet në çadër para kryeministrisë, dhe kërkon qeveri teknike, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme, duket se kryeministri Edi Rama, jo vetëm që nuk ka ndërmend të lëshojë pe, por edhe po përdor administratën në funksion të partisë së tij.

Një rast i ngjashëm ndodhi ditën e sotme gjatë shpërndarjeve të legalizimeve nga kryeministri në Cakran të Fierit, ku drejtoresha e një shkolle në këtë zonë, nuk e pati fare për siklet të marrë fjalën dhe të bëjë propagandë për të votuar Partinë Socialiste në zgjedhjet e 18 qershorit.

Edhe pse me ligj në Shqipëri Arsimi është i depolitizuar, dhe mësuesve u ndalohet të bëjnë fushatë, duket se për kryeministrin, kjo gjë nuk vlen, madje, zonja në fjalë jo vetëm nuk u kritikua, por mori edhe një puthje në ballë nga ana e Ramës.

“Përfitoj nga rasti, të ftoj votuesit e fshatit tim, Varribob,  dhe të gjithë votuesit e zonës së Cakranit, më 18 qershor të votojmë dhe të mbështesim Partinë Socialiste.”, - tha drejtoresha në fjalë.

Ndërsa, personi që mori fjalën më pas, duke i bërë kërkesë Ramës për ndërtimin e shkollës në fshatin e tyre, tregoi se zonjë në fjalës është drejtoresh e shkollës ‘Vjosë’,

“Legalizimi u bë, por nëse vazhdoni kështu edhe me shkollat, se parafolësja që foli është e zonës sime, është drejtoreshë e shkollës ‘Vjosë’. Dhe ne shkollë nuk kemi, t’i themi gjërat siç janë.”, -tha ai.

Kanë qenë të shumta denoncimet, kur Rama ishte në opozitë, për përfshirjen e mësuesve në fushatat zgjedhore, por duket se tani që është në pushtet, jo vetëm që nuk e ndalon një gjatë të tillë, por lejon që drejtoresha e shkollës të bëjë fushatë për PS-në në sy të tij.

Login to post comments
back to top