Nikolla i përgjigjet Kryemadhit

Nikolla i përgjigjet Kryemadhit

Kritikave të deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi në lidhje me ligjin e arsimit të lartë, ministrja Lindita Nikolla iu është përgjigjur në një reagim në Facebook, ku gjithçka e lidh me prag fushatën parazgjedhore.

Teksa vlerëson qëndrimin e LSI-së në lidhje me këtë çështje,  Nikolla kujton konsultimet që janë bërë për draftin e ministrisë me grupet e interesit. 

Reagimi

E dashur Monika, 

Dëgjova me habi prononcimin tënd kundër praktikës së re të Maturës Shtetërore!

E mirëkuptoj klimën e vigjiljes së fushatës, ashtu siç mirëkuptoj çdo kritikë, edhe nga ti vetë, pavarësisht se jemi shpjeguar jo një herë sy më sy për Maturën Shtetërore. Praktika e re e Maturës Shtetërore që krijoi kushte krejt të reja konkurrueshmërie dhe transparence, është fryt i një pune të madhe e të përbashkët. Siç ti e di fare mirë ka qenë një proces gjithëpërfshirës, ku janë dëgjuar me shumë respekt edhe vërejtjet e grupeve parlamentare, përfshirë dhe LSI-në. Jo vetëm kaq, po vetë Kryetari i Kuvendit ka ndihmuar personalisht për zhvillimin e një debati të brendshëm shumë konstruktiv mes përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve të partive të koalicionit.

Asgjë nuk është perfekte dhe gjithshka është e përmirësueshme, padyshim edhe kjo praktikë e re dhe e suksesshme. Por të lutem sinqerisht, të mos cënojmë arritjet tona të padiskutueshme për disa vota më shumë në 18 qershor. Sepse votat kanë rëndësi për partitë, por mostrazimi i nxënësve që po përgatiten për Maturën Shtetërore të këtij viti dhe i prindërve të tyre, ka rëndësi për të gjithë ne, pavarësisht partive.

 Miqësisht, Lindita 

Login to post comments
back to top