Meta pret Arvizu dhe Lu: Vendit i duhet dialog për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme

Meta pret Arvizu dhe Lu: Vendit i duhet dialog për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Zv. Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar Narkotik Ambasador Alexander A. Arvizu i cili shoqërohej prej Ambasadorit të SHBA në Shqipëri Donald Lu.

Kryetari i Kuvendit Meta dhe Zv. Ndihmës Sekretari i SHBA Arvizu vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes Shqipërisë dhe SHBA dhe ndanë shqetësimin e përbashkët mbi situatën aktuale politike në vend.

Kryetari i Kuvendit Meta u shpreh se Shqipëria e vlerëson mbështetjen e pandalur amerikane në drejtim të sundimit të ligjit,  luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit duke nënvizuar se vendi ka nevojë për dialog e përgjegjshmëri për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme dhe për të avancuar reformat kyçe në vend si ajo e sistemit të drejtësisë.

Login to post comments
back to top