Makabre/ Çifti i Pogradecit mund të jetë vrarë nga një afërm për dollarët nga SHBA

Makabre/ Çifti i Pogradecit mund të jetë vrarë nga një afërm për dollarët nga SHBA

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur në fshatin Velçan të Pogradecit në 18 shkurt, ku burrë e grua, 26 dhe 23 vjeç u gjendën të pajetë në një kasolle. Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se bashkëshortët Fatbardha dhe Erzen Torra janë vrarë nga një i afërm i tyre.

Fillimisht u tha se dyshohej të kishte qenë 23-vjecarja Fatbardha Torra autore e krimit, duke vrarë burrin me një dru pas koke, e më pas duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Por babai i Erzenit, Avni Torra duke folur për “Gazetën Shqiptare” ka mohuar të ketë ndodhur diçka e tillë, duke hedhur dyshimet se djali dhe nusja e tij mund të jenë vrarë nga dikush tjetër. Trupat e pajetë u gjendën nga vëllai i Erzenit në një kasolle, afër banesës ku ata jetonin.

Nga hetimet e deritanishme të ngjarjes ka rezultuar se nuk është 23-vjeçarja Fatbardha autore e krimit, por një i afërm i familjes Torra.

Dëshmia e babait të Erzenit, por edhe ato të fqinjëve të çiftit kanë bërë që hetimet të thellohen edhe në këtë pistë. Sipas deklarimeve të tyre, Fatbardha nuk kishte konflikte me bashkëshortin e saj, me të cilin kishte dy fëmijë.

Në një intervistë për “GSH”, vetë babai i Erzenit përjashtoi mundësinë që Fatbardha të ishte autore e krimit, pasi sipas tij ata kishin marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin, por edhe me familjarët e tjerë. Nisur nga kjo, ai kërkoi hetime të mëtejshme nga policia.

Sipas burimeve për “GSH”, pista e re e hetimeve hedh dyshime se autor i krimit të dyfishtë mund të jetë një i afërm i familjes Torra.

Mësohet se në banesën e çiftit ka pasur një sasi të konsiderueshme parash, të cilat ia kishin dërguar dy prindërit që jetonin prej kohësh në SHBA, por që janë zhdukur pas ngjarjes së rëndë.

Dyshohet se personi që ka kryer krimin, të ketë pasur dijeni për këto para. Viktimës, Erzen Torra nuk i është gjetur as portofoli dhe as dokumentet
e makinës.

Ndërkaq, policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe po vlerëson provat e gjetur, ndonëse ende nuk ka një persona të arrestuar
në lidhje me këtë ngjarje.

Login to post comments
back to top