Kush ishte ish-drejtori i Policisë së Vlorës, që u vra tek dera e shtëpisë

Kush ishte ish-drejtori i Policisë së Vlorës, që u vra tek dera e shtëpisë

Ish-kreu i Policisë së Vlorës, Artan Cuku, i cili u vra në një atentat mafioz këtë të shtunë, ka mbajtur poste të larta në Policinë e Shtetit deri në vitin 2013.

Ai ka drejtuar policinë e Vlorës në vitet 2012-2013 dhe ka qenë nën-drejtor i Policisë së Tiranës në vitet 2009-2011.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë ai ka drejtuar Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve të Rënda. Cuku ka mbajtur edhe detyra të tjera si shef Komisariati në qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe në Tiranë.

Kur ishte në kryeqytet një i shoqëruar nga policia, vëllai i një të arratisuri qëlloi veten me armën e tij.

Edhe pse ende nuk ka ndonjë pistë konkrete për ngjarjen, dyshimet e para të krimit kanë të bëjnë me hetimet që ka bërë Artan Cuku gjatë kohës kur ka mbajtur pozicionet e larta në Policinë e Shtetit.

Cuku u largua nga detyra në vitin 2014.

Viktima është Artan Cuku, 45 vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.

Cuku, u vra ditën e sotme në hyrje të pallatit, nga dy persona të armatosur, të cilët janë larguar me motor, duke përfituar edhe nga errësira.

Login to post comments
back to top