Kanabisi e policia në zgjedhje, Xhafaj paralajmëron nga Durrësi: Nuk do tolerohet askush!

Kanabisi e policia në zgjedhje, Xhafaj paralajmëron nga Durrësi: Nuk do tolerohet askush!

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar nga qyteti i Durrësit se kushdo efektiv policie, nga ai më i thjeshti deri tek rangu më i lartë, do të përballet me pasoja të rënda nëse lejon kultivimin e kanabisit apo mbështet partitë politike në zgjedhje.

Këto dy ishin mesazhet që Fatmir Xhafaj u dha punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit.

Në lidhje me zgjedhjet dhe fushatën elektorale, Xhafaj siguroi punonjësit e policisë, se nëse do të evidentohen raste kur uniformat blu përfshihen në fushata elektorale dhe paraelktorale, masat do të jenë të ashpra, deri në përjashtim nga detyra.

Për luftën ndaj kultivimit të kanabisit, Xhafa është shprehur se përgjegjësitë për mosluftimin dhe ose fshehjen e trafikantëve dhe mbjelljes së kanabisit do të dënohen rëndë.

Ministri i Brendshëm gjithashtu ka folur në lidhje me situatën dhe masat e shtuara në fillim të këtij sezoni turistik, teksa i ka kërkuar efektivëve në Durrës që të përgatisin planet.

Në përfundim Xhafaj ka falënderuar punonjësit e Policisë së Shtetit për punën dhe sakrificat e bëra, duke i siguruar për mbështetjen maksimale dhe me vullnet të plotë në goditjen e paligjshmërisë.

Login to post comments
back to top