Jep dorëheqjen ministri i brendshëm Saimir Tahiri

Jep dorëheqjen ministri i brendshëm Saimir Tahiri

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë dorëheqjen. Burime pranë qeverisë thanë se tashmë është formalitet zyrtarizmi i dorëheqjes së tij.

Ndërsa, kreu i qeverisë Edi Rama po mban një takim me Tahirin, ku mësohet se temë kryesore e bisedës është dorëheqje e tij.

Tahiri ka qenë ministri më i atakuar nga ana e opozitës për 4 vitet e qeverisë së PS-së, ndërsa ai është cilësuar nga opinioni publik si një nga ministrat më të suksesshëm të kabinetit Rama.

Si ministër i suksesshëm i kësaj qeveria është cilësuar edhe nga vet shefi i qeverisë, Edi Rama, ku pothuajse në të gjitha akuzat që i kanë ardhur nga opozita, kryeministri ka dalë në mbrojte të tij. 

Mësohet se dorëheqja e tij vjen për t’i hapur rrugë një kompromis me opozitën, e cila ka prej tre javësh që proteston para kryeministrisë. 

Nuk dihet se kush do të jetë pasardhësi i Tahirit, por mësohet se do të ketë edhe ndryshme të tjera në kabinetin qeveritar.

Kujtojmë se Tahiri përveç postit të Ministrit të Brendshëm që mbante që kur qeveria e majtë erdhi në pushtet, ai është edhe kryetari i PS-së për Tiranën.

Së fundmi, Tahiri ishte angazhuar shumë me fushatën e PS-së në Tiranë, ku ka zhvilluar shumë takime me të rinjtë që votojnë për herë të parë

Login to post comments
back to top