Digjet makina e kryetarit të PS së Lezhës

Digjet makina e kryetarit të PS së Lezhës

Makina e kryetarit të PS-së në Lezhë, Andi Marku është gjetur e djegur mëngjesin e sotëm pranë prefekturës së Lezhës.

Ngjarja është vënë re në mëngjes, ndërsa zjarrfikësit kanë shkuar dhe e kanë shuar.

Ndërsa policia është duke vazhduar hetimet, Andi Marku, shef komisariati nëpër disa qytete të Shqipërisë është shprehur për median, se mjetin e kishte në përdorim, ndërsa ka shprehur dhe dyshimet e para se pse mund të ketë ndodhur djegia.

“Automjetin e kisha në përdorim. Prej disa ditësh kishte shfaqur probleme dhe e kisha lënë aty” - është shprehur Marku për median.

Sipas tij, dyshimet janë që të jetë ndonjë shkak aksidental. “Dyshoj në një shkëndijë elektrike. Nuk kam asnjë konflikt me askënd”, është shprehur Marku për gazetarët lokalë.

 

Image

Login to post comments
back to top