Cili ishte fati i grave ruse në Shqipëri, vjen filmi shqiptaro – rus me skenar të Ismail Kadaresë

Cili ishte fati i grave ruse në Shqipëri, vjen filmi shqiptaro – rus me skenar të Ismail Kadaresë

Gjatë periudhës së komunizmit Shqipëria pati për disa vite marrëdhënie shumë të mira me Bashkimin Sovjetik.

Për rrjedhojë shumë shqiptarë shkuan studiuan në Rusi, aty patën edhe lidhje me femrat ruse, një ndër ta edhe shkrimtari i njohur Dritëro Agolli.

Por gjatë kësaj periudhe edhe shumë rusë mbërritën në vendin tonë.

Në lidhje me këtë periudhë një ndër emrat më të njohur të kinematografisë botërore Aleksandër Sokurov ishte i pranishëm në Tiranë.

Së shpejti nis projekti i filmit ruso-shqiptarë, i cili është i mbështetur në skenarin e shkrimtarit Isamil Kadare.

Tematika e filmit ka të bëjë me fatin e dhimbshëm të grave ruse në vendin tonë gjatë periudhës së prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik.

Ambasada e Rusisë në vendin tonë ka postuar një status në faqen e saj në “Facebook”, ku shkruan:

“Ylli i kinematografisë botërore, regjisori i famshëm rus Aleksandër Sokurov, i cili ka fituar çmime të shumta ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Luanin e Artë në Festivalin e Venecias për filmin “Faust”, vizitoi këtë javë Tiranën për të promovuar projektin e filmit ruso-shqiptar mbështetur në skenarin e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, që do të flasë për fatin e dhimbshëm të grave ruse në Shqipëri në periudhën e prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Sokurovi mbajti një leksion me studentët e Universitetit të Arteve, si dhe u takua me Kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro. Shumë shpejt duhet të nisë procesi i përzgjedhjes së aktorëve shqiptarë që do të luajnë në këtë film, ndërsa vetë xhirimi pritet të fillojë gjatë muajve në vijim”.

Login to post comments
back to top