Basha: Nuk ka zgjedhje në 18 qershor, nuk ka lista të ligjshme

Basha: Nuk ka zgjedhje në 18 qershor, nuk ka lista të ligjshme
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti se në datën 18 qershor nuk do të ketë zgjedhje, pasi nuk ka lista të ligjshme në KQZ.
“Rama ia ka kaluar edhe Ramiz Alisë me çmendurinë e tij. Kërkon të shpikë fasadën e një pluralizmi që nuk ekziston. Në këto zgjedhje nuk është regjistruar asnjë subjekt tjetër përveçse një koalicioni. KQZ-ja është kapur në flagrancë dhe krim. Është një provë e kolapsit të republikës së vjetër. KQZ-ja ka marrë fund për ne si një entitet i republikës së vjetër”, tha Basha.
Më tej, kreu i PD-së theksoi se, “nëse republika e vjetër mbetet në këmbë, pensionet do të vazhdojnë të bien në fuqinë e tyre blerëse, pasi rritjet e inflacionit nuk do të shkojnë te pensionistët, por te pushtetarët e korruptuar”. 
“Edhe fermerët nuk do të shohin asnjë subvencion sepse ato para’ zhduken në xhepat e kastës së korruptuar”, shtoi Basha.
Login to post comments
back to top